Zëri i Rusisë Këshilli Rusi-NATO aprovoi planin e bashkëpunimit ushtarak për vitin 2011. Dokumenti i miratuar në vigjilje, në mbledhjen e Shefave të shtabeve të përgjithshëm të 29 vendeve-pjesëmarrëse në Këshillin Rusi-NATO në Bruksel, parashikon “thellimin dhe zhvillimin” e bashkëveprimit midis ushtarakëve rusë dhe natovianë në 6 fusha. Midis tyre janë: lufta kundër terrorizmit dhe piraterisë, operacionet e përbashkëta kërkimoro-shpërtuese në det, shkëmbimet midis akademive ushtarake. Shefat e shtabeve të përgjithshëm e vlerësuan si “të suksesshëm” bashkëpunimin midis ushtarakëve të Rusisë dhe NATO-s gjatë vitit 2010 dhe deklaruan mbi mbështetjen e kursit politik për krijimin e partneritetit strategjik.