Zëri i Rusisë Rreth 3 mijë sportistë nga 57 vende të botës do të marrin pjesë në Universiadën e XXV-të Dimërore, e cila do të zhvillohet në qytetin turk Erzurum nga 27 janari deri më 6 shkurt. Në programin e Lojrave hyjnë garat në 11 lloje sportesh dhe në të gjitha ato do të marrin pjesë sportistët rusë. Sportëdashësit e Rusisë presin prej tyre medalje në disiplina të tilla sportive si biatlon, skitë malore, patinazh artistik në akull, hokej, freestyle skiing, snowboarding, curling.