Zëri i Rusisë Pas aktit terrorist në aeroportin moskovit “Domodedovo” në spitale me plagë të ndryshme vazhdojnë të mbeten 123 veta, njoftuan në Ministrinë e Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë. Tashmë u arrit të identifikohen të gjithë 35 personat e vrarë. Ndërkohë, sipas të dhënave të mjeteve ruse të informimit masiv, grupi hetimor ka disa presupozime në lidhje me identitetin e terroristit. Me ndihmën e programit special kompjuterik u arrit të riprodhohet pamja e jashtme e tij. Në kërkim është shpallur i ardhuri nga krahina e Stavropolit (Kaukazi i Veriut), militanti i presupozuar i një prej grupimeve terroriste verikaukaziane. Hetuesit nuk përjashtojnë edhe mundësinë e asaj, se pikërisht ai mund të jetë organizatori dhe bile ekzekutuesi i aktit terrorist.