Zëri i Rusisë Në 20 vitet e afërta Rusia do të bëhet një nga prodhueset kryesore të gazit natyror në botë, deklaroi në Konferencën europiane për gazin, që u hap të mërkurën në Vjenë, Zv/Kryetari i Dumës Shtetërore, Presidenti i Shoqërisë Ruse të gazit Valeri Jazjev. Ai njoftoi, se aty nga viti 2030 Rusia do të prodhojë çdo vit deri në 1 trilion metra kub gaz natyror, prej të cilave 455 metra kub do të përbëjnë furnizimet për eksportin. Kryesor për eksportin rus do të mbetet, si dhe më parë, tregu europian, por do të vazhdojnë të rriten gjithashtu edhe vëllimet e furnizimeve të gazit rus në drejtimin aziatiko-oqeanopaqësor, tha Jaziev.