Zëri i Rusisë Në Rusi u përpunuan municione unikale bërthamore (nuclear warheads), të pacënueshme nga çfarëlloj mbrojtjesh antiraketore, njoftoi Konstruktori i përgjithshëm i Institutit moskovit të Termoteknikës Jurij Sollomonov. Sipas fjalëve të tij, në vitin 2010 u bë një hap principialisht i ri në krijimin e një lloji të tillë municioni luftarak për raketat balistike ndërkontinentale, i cili mund të kapërcejë të gjitha sistemet ekzistuese dhe perspektive të mbrojtjes antiraket. “Tani detyra jonë konsiston në atë, që ky përpunim të jetë adekuat, i përshtatshëm për raketat dhe komplekset ekzistuese raketore”, njoftoi Jurij Sollomonov. Ai shtoi, se për përpunimin dhe provat e municionit të ri luftarak (nuclear warhead) do të shfrytëzohen raketat eksperimentale të tipit “Topol-E).