Zëri i Rusisë Ditën e heqjes së bllokadës së Leningradit kremtojnë sot banorët e Shën Peterburgut. Nderimit të kujtimit të viktimave të saj i kushtohen ceremonitë e vendosjes së kurorave me lule në Varrezën memoriale Piskarjovskoje dhe në vende të tjera të qytetit ku ndodhen varrezat vëllazërore të banorëve dhe mbrojtësve të qytetit që gjetën vdekjen në vitet e Luftës së Dytë Botërore. Bllokada e Leningradit prej trupave gjermano-fashiste filloi në 8 shtator të vitit 1941 dhe vazhdoi deri më 27 janar të vitit 1944. Gjatë kësaj kohe mbi qytetin e Leningradit u derdhën 150 mijë predha dhe u hodhën 15 mijë bomba. 900 ditët dhe netët e mbrojtjes heroike të qytetit u bënë vepër e pashembult heroike në historinë e njerëzimit.