Zëri i Rusisë Sot në gjithë botën kremtohet Dita ndërkombëtare e kujtimit të viktimave të Holokaustit. Kjo datë i kushtohet ditës së çlirimit prej ushtrisë sovjetike në vitin 1945 të të burgosurve të Auschwitz-Birkenau - një prej kampeve më të tmerrshëm nazistë “të vdekjes”. Në Rusi aktivitetet përkujtimore të rastit po zhvillohen në Moskë, Briansk, Voronezh, Samarë dhe qytete të tjera. Në vitin 2007 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën, e cila dënon mohimin e Holokaustit dhe sanksionoi kremtimin çdo vit më 27 janar të Ditës së kujtimit të viktimave të Holokaustit. Në kampin e përqendrimit u ngujuan më tepër se 4 milionë veta. Rreth 2,5 milionë të burgosur u asgjesuan në dhomat e gazit, gjysmëmilioni gjetën vdekjen nga sëmundjet. Trupat sovjetike, që çliruan Silesinë polake, dhe e pikasën kampin e përqëndrimit Auschwitz-Birkenau. Në të mundën të mbijetonin më pak se 3 mijë veta.