Zëri i Rusisë Teleskopi orbital amerikan “Hubble” zbuloi galaktikën më të lashtë ndër gjithë ato të njohurat - mosha e saj është më tepër se 13 miliardë vjet. Zbulimin e bëri një grup shkencëtarësh astronomë nga SHBA, Holanda dhe Zvicra. Teleskopi “pa” dritën më të parë të kësaj galaktike, e cila, sipas llogaritjeve të shkencëtarëve, u krijua me kalimin e 480 milionë vjetëve pas Shpërthimit të Madh, që siç presupozohet inicioi krijimin e Universit tonë. Teleskopi “Hubble” tashmë që prej mëse 20 vjetësh ndodhet në orbitën rreth tokësore. Me ndihmën e tij shkencëtarët, në veçanti, arritën të përcaktojnë me një shkallë shumë të lartë përpikërie moshën e Universit, e cila përbën 13,7 miliardë vjet.