Zëri i Rusisë Sesioni kushtuar ekonomisë së Rusisë po zhvillohet sot në kuadrin e Forumit Ekonomik Botëror në Davos. Parashikohej që në “tryezën e rrumbullakët” me temë: “Hapat e mëtejshëm të Rusisë në rrugën drejt modernizimit” të merrte pjesë Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev. Por për shkak të aktit terrorist në aeroportin moskovit “Domodedovo” programi i tij në Davos u reduktua në mënyrë të qenësishme. Medvediev u takua të mërkurën me biznes-këshillin, në të cilin hyjnë përfaqësuesit e 100 kompanive më të mëdha botërore, ndërsa më pas doli me raportin kryesor në Forum. Në vend të Dimitri Medvedievit në sesionin “rus” merr pjesë Zv/Kryeministri i parë i Rusisë Igor Shuvallov.