Zëri i Rusisë Për tërheqjen e investimeve të huaja në Rusi duhet krijuar një fond special, deklaroi Presidenti Dimitri Medvediev në takimin e zhvilluar në Davos me përfaqësuesit e biznesit më të madh botëror. Sipas fjalëve të tij, një fond i tillë mund të bashkonte mjetet financiare private dhe pronën shtetërore. Medvediev u ndal në mënyrë të hollësishme në perspektivat dhe avantazhet e ekonomisë së Rusisë, pa lënë gjatë kësaj në heshtje edhe problemet e saj. Dimitri Medvediev shprehu keqardhjen e vet në lidhje me vizitën e tij kohëshkurtër në Davos. “Për shkak të krimit monstruoz që u krye në aeroportin moskovit “Domodedovo” u detyrova të shkurtoj kohën e qëndrimit tim këtu deri në 2, 5 orë”, - tha ai.