Zëri i Rusisë Kompania ruse “Rosneft” dhe ajo angleze BP nënshkruan në Davos marrëveshjen për partneritet strategjik. Në ceremoninë e nënshkrimit ishte i pranishëm Zv/Kryeminsitri i Federatës Ruse Igor Seçin. Ai përshëndeti hapin e ri të dy kompanive të mëdha të naftës. Sipas fjalëve të tij, nënshkrimi i marrëveshjes mbi partneritetin u bë “rezultat plotësisht logjik i bashkëpunimit të tyre”. Disa ditë më parë “Rosneft” dhe BP shkëmbyen aksionet. Kompania britanike zotëron 10,5% të aksioneve të kompanisë ruse “Rosneft”.