Zëri i Rusisë “Serbia shprehet e gatshme për fillimin e dialogut me Prishtinën”, - tha Presidenti i Serbisë Boris Tadiç në sesionin dimëror të PACE-së duke iu përgjigjur pyetjes së drejtuar prej parlamentarëve. Tadiç shtoi se mbi gatishmërinë e delegacionit serb u njoftua Komisionerja e Lartë e Bashkimit Europian për politikën e jashtme Catherine Ashton. “Ne (pra, Beogradi zyrtar) tashmë që prej disa muajsh po presim fillimin e dialogut (me udhëheqjen e “Republikës së Kosovës”), - shtoi Tadiç. Ai vuri në dukje gjithashtu, se “vetëm falë dialogut ekziston mundësia e kapërcimit të konfliktit”. Duke folur në lidhje me dialogun me Prishtinën Tadiç theksoi, se pala serbe “është armatosur me durim” dhe pret “kur të jetë i gatshëm (për dialog) delegacioni nga ana e Prishtinës”.