Zëri i Rusisë Sulmi terrorist në aeroportin moskovit “Domodedovo” do të forcojë bashkëpunimin ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit. Bindje për këtë shprehu Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë OKB-së Vitali Çurkin në intervistën e vet dhënë për kanalin televiziv Rusia Today. Sipas fjalëve të tij, shumë shtete, ndër të tjera ato europiane, janë të shqetësuara nga mundësia e sulmeve të reja terroriste nga ana e “Al-Kaida”-s. Çurkin deklaroi, se terroristët po i bëjnë sfidë jo vetëm Rusisë, por edhe gjithë komunitetit ndërkombëtar. “Ata janë gati të derdhin gjak në çdo vend. Unë nuk mendoj, se ngjarjet tragjike në Rusi do të ndikojnë negativisht në imazhin e saj.