Zëri i Rusisë Mbas miratimit të martën nga PACE të rezolutës sipas faktit të “transplantimit të zi” në Kosovë duhet të pasojnë masat përkatëse. Një mendim të tillë shprehu sot në intervistën e vet dhënë kanalit televiziv “Euronews” autori i raportit që iu paraqit PACE me temë “Trajtimi çnjerëzor i njerëzve dhe trafikimi i paligjshëm i organeve njerëzore në Kosovë”, mbrojtësi i njohur zviceran i të drejtave të njeriut, Kreu i Komisionit të asamblesë për monitorimin Dick Marty. “PACE i dha një sinjal mjaft të qartë komunitetit botëror dhe tani autoritetet politike të rajonit, organet kompetente ligjore duhet të marrin masat përkatëse”, - deklaroi Dick Marty dhe nënvizoi se ndaj raportit të publikuar në botë u mbaj një qëndrim jashtëzakonisht serioz. “Tani duhet të thonë fjalën e vet institutet dhe strukturat që zotërojnë pushtet real në këtë rajon dhe të fillojnë të zbatohen në praktikë rekomandimet tona”, - theksoi ai. Siç sqaroi mbrojtësi i të drejtave të njeriut, këto rekomandime konsistojnë, para së gjithash, në atë që të sigurohet një drejtësi e tillë e cila “të mos kufizohet vetëm me ndjekjen penale të peshqve të vegjël, por të drejtojë shpatën e vet të ndëshkimit kundër gjithë kriminelëve”. Përveç kësaj, një drejtësi e tillë, sipas mendimit të parlamentarit zviceran, duhet të mbrojë efektivisht dëshmitarët - “dhe jo vetëm gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, por edhe pas përfundimit të tij”.