Zëri i Rusisë Sipas të dhënave paraprake, sulmi terrorist në aeroportin moskovit “Domodedovo”nuk ka lidhje me Çeçeninë, deklaroi në konferencën e vet për shtyp në Moskë Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin. Duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve, ai theksoi, se për luftë të suksesshme kundër terrorizmit duhet të merret parasysh veprimtaria e organeve të ruajtjes së rendit dhe shërbimeve speciale, përmirësimi i mbrojtjes së infrastrukturës së transportit dhe të gjitha vendet publike të grumbullimit të njerëzve. Për sa i përket Kaukazit të Veriut, duhet të zhvillohet baza sociale dhe ekonomike e republikave që ndodhen atje, të mbështetet Islami tradicional dhe të zhvillohet lufta kundër ekstremizmit.