Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev mbërriti në Cyrih dhe më pas u nis për në Davos, në Forumin Ekonomik Botëror, ku do të mbajë fjalim në ceremoninë e hapjes, si drejtues kryesor. Kryetari i shtetit rus planifikonte të shkonte të martën në këtë forum, por vizita e tij u anulua në lidhje me sulmin terrorist, që ndodhi në aeroportin “Domodedovo” të hënën. Siç njoftoi më parë për gazetarët Sekretarja për shtyp e Presidentit  Natalia Timakova, programi i mbërritjes së Medvedievit në lidhje me ngjarjet tragjike u reduktua deri në dy ngjarje. Kryetari ishtetit do të takohet me këshillin e biznesit, ku hyjnë përfaqësuesit e 100 kompanive më të mëdha dhe më vonë do të mbajë fjalim në ceremoninë e hapjes së forumit.