Zëri i Rusisë Në shkurt të vitit 2011 në Sochi-kryeqytet i Olimpiadës së vitit 2014, do të zhvillohen garat e para ndërkombëtare. Kjo do të jetë etapa e Kupës së Europës për sportin e skive malore të nisjes me shpejtësi nga lartësia dhe ato supergjigande. Më 15-18 shkurt janë planifikuar të zhvillohen garat për meshkuj dhe në 22-26 shkurt për femra. Kërkesat për pjesëmarrje në garat e para provë në kryeqytetin olimpik tashmë i kanë dorëzuar 9 vende, rreth 230 sportistë. Të gjitha garat do të transmetohen drejtpërsëdrejti.