Zëri i Rusisë Anija e madhe e Flotës Ushtarako-Detare të Rusisë “Admirall Vinogradov” do të shoqërojë karvanin prej 9 anijesh në Gjirin e Adenit, njoftoi Përfaqësuesi zyrtar i Ministrisë së mbrojtjes së Federatës Ruse. Sipas fjalëve të tij, “flota ruse do të përmbushë edhe më tej detyrat për garantimin e sigurisë së lundrimit të anijeve në ujërat me aktivitet të lartë piraterie”. Ai përmendi, se në njësinë, e cila po vepron në Gjirin e Adenit, përveç  “Admirall Vinogradov”-it janë dhe një anije rimorkiator dhe një cisternë. Në anije ndodhen 2 helikopterë luftarakë, ekuipazhet e të cilëve zhvillojnë zbulim të vazhdueshëm ajror në zonën e veprimit të piratëve.