Zëri i Rusisë Për terroristët nuk ka rëndësi, se kë vrasin, deklaroi Kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobjanin, i cili vizitoi një nga spitalet kryeqytetase, në të cilin ndodhen 6 të plagosur si rezultat i sulmit terrorist në aeroportin “Domodedovo”. Ndër ta 5 janë rusë dhe një qytetare e Gjermanisë. Mjekët shprehen se gjendja e tyre shëndetësore është e kënaqshme . Duke iu uruar atyre shërim të shpejtë, Sobjanin u shpreh, se “Autoritetet moskovite po bëjnë gjithçka, që të ndihmojnë të dëmtuarit. Shpërblimet, që janë planifikuar për banorët e qytetit, do tujepen edhe shtetasve të huaj”.