Zëri i Rusisë NATO përshëndeti ratifikimin e Traktatit mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO) nga parlamenti rus. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Andres Fogh Rasmussen shprehu besimin, se “impulsi politik, që paraqet kjo marrëveshje, do të ndihmojë Rusinë dhe NATO-n të arrijnë rezultate në partneritetin strategjik, në veçanti, në sferën e Mbrojtjes Antiraket (MAR)”. Traktati i detyron palët që për 7 vjet të reduktojnë deri në 1/3 numrin e arsenaleve të veta bërthamore.