Zëri i Rusisë Në Rusi do të krijohet Biblioteka Kombëtare Elektronike, njoftoi në Këshillin e Federatës Kreu i Ministrisë së ndërlidhjes Igor Shegolev. Në kuadrin e këtij projekti do të bëhen kopje elektronike të fondeve të bibliotekave më të mëdha ruse, dhe gjithë rusëve do tu ofrohet akses i barabartë tek këto materiale. Në vitin 2011 planifikohet të hidhet në kompjuter një pjesë e fondit të Bibliotekës Shtetërore Ruse. Në këtë projekt marrin pjesë gjithashtu Biblioteka Shtetërore Ruse, Biblioteka Presidenciale me emër të Elcinit, Biblioteka Shtetërore e Akademisë së Shkencave dhe bibliotekat publike bashkiake.