Zëri i Rusisë Këshilli i Federatës i Rusisë e ratifikoi Traktatin e ri ruso-amerikan mbi shkurtimin e Armatimeve Strategjike Ofensive (ASO) duke e shoqëruar dokumentin me një sërë amendamentesh, si dhe miratoi deklaratën për ratifikimin e dokumentit. Në kuadrin e Traktatit është fiksuar ndërlidhuria midis armatimeve strategjike ofensive dhe armatimeve strategjike difensive. Përveç kësaj, gjatë nënshkrimit të tij pala ruse doli me një deklaratë speciale mbi mundësinë e daljes së Federatës Ruse nga Traktati në qoftë se përmasat e përhapjes së sistemeve të mbrojtjes antiraket të SHBA do të krijojnë rrezik kërcënues për interesat kombëtare ruse. Traktati mbi ASO u nënshkrua nga presidentët e Rusisë dhe SHBA në prill të vitit të kaluar në Pragë.