Zëri i Rusisë Plani i bashkëpunimit ushtarak për vitin në vazhdim, lufta kundër terrorizmit dhe diskutimi në lidhje me mbrojtjen antiraket do të bëhen temat kryesore të mbledhjes së parë për këtë vit të Këshillit Rusi-NATO në nivel shefash të shtabeve të përgjithshme. Rusinë në të do ta përfaqësojë Shefi i Shtabit të përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë Nikollai Makarov. Në momentet aktuale po shqyrtohet mundësia e krijimit të dy sistemeve të pavarura të mbrojtjes antiraket nga Rusia dhe NATO, të cilat do të bashkëveprojnë aktivisht me njëra-tjetrën. Përsa i përket planit të bashkëpunimit ushtarak për vitin në vazhdim, duhet thënë, se nën dritën e incidentit tragjik në aeroportin rus “Domodedovo” çështjeve të luftës së përbashkët kundër terrorizmit do ti kushtohet një vemendje e veçantë.