Zëri i Rusisë Prodhuesi më i madh rus i automobilave të lehtë të Shoqërisë së Hapur Aksionere “AvtoVAZ” në vitin 2010 nxorri për shitje 545,45 mijë automobila, që është tregues më i lartë se viti 2009 deri në 81,1 %, njoftuan në qendrën e shtypit të gjigandit të automobilave. Furnizimi i pajisjeve të automobilave për ndërmarrjet e huaja, të cilat merren me prodhimin e automobilave të markës Lada, në vitin 2010 u rrit deri në 79,1%. Shitjet e “AvtoVAZ”-it në Rusi sipas përfundimeve të vitit u rritën deri në 48 %, duke përbërë 514,147 mijë automobila.