Zëri i Rusisë Në Kamçatk vullkani Kizimen hodhi hirin në një lartësi rreth 10 km mbi nivelin e detit. Rrezik për pikat e banimit tani për tani nuk ka. Gjatë 24 orëve në Kizimen u fiksuan rreth 120 lëkundje lokale, të cilat u shoqëruan me hedhjen e hirit. Më e forta prej tyre shkaktoi hedhjen nga krateri të hirit vullkanik në lartësi 10 km, që u përhap në një distancë prej 190 km nga vullkani. Vullkanit i është caktuar “kodi i kuq” i rrezikut të aviacionit.