Zëri i Rusisë Në Moskë pritet të hapet ekspozita “Boris Yeltsini dhe koha e tij”, kushtuar 80 vjetorit të ditëlindjes së Presidentit të Parë të Rusisë. Në këtë ekspozitë është paraqitur kronika e periudhës së drejtimit presidencial të Yeltsinit, e cila ka gjetur pasqyrim në disa qindra fotografi dhe videomateriale. Ky projekt do të jeti i pari në planin e aktiviteteve solemne që do të zhvillohet me rastin e jubileut të Yeltsinit, i cili ndërroi jetë në vitin 2007.