Zëri i Rusisë Dimitri Medvediev ka ndërmend ta shfrytëzojë Forumin e Davosit për propagandimin e modernizimit në Rusi dhe tërheqjen e investimeve në vend. Për këtë Presidenti tregoi në intervistën e vet dhënë gazetës ruse «Ведомости» (“Vedomosti”). Fjalën e vet Presidenti do t’ia adresojë atyre që janë të interesuar për zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike me Rusinë, për krijimin e ndërmarrjeve të përbashkëta dhe kërkimin e pikave të reja të rritjes. Tema kryesore të sesionit të 41-të të Forumit Ekonomik Botëror, i cili do të hapet sot në Davos, do të bëhen perspektivat politike dhe ekonomike të zhvillimit pa diskriminim, rendi i ditës i “Grupit të njëzetëshes” dhe krijimi i mekanizmave ndërkombëtarë për monitorimin e rreziqeve që i kanosen stabilitetit global.