Zëri i Rusisë Mjekët e spitaleve të Moskës dhe periferive të saj po vazhdojnë të luftojnë për ti ruajtur jetën dhe shëndetin të plagosurve si rezultat i aktit terrorist në aeroportin “Domodedovo”. Në spitale vazhdojnë të mbeten 116 veta. Midis tyre, përveç qytetarëve rusë, ka dhe shtetas të Taxhikistanit, Nigerisë, Gjermanisë, Sllovenisë, Sllovakisë, Moldavisë, Francës dhe Italisë. Qeveria e Federatës Ruse mori vendimin për të caktuar 120 milionë rubla (4 milionë dollarë) nga buxhetet federal dhe rajonalë për familjet e viktimave dhe të plagosurve. Përveç kësaj, do të organizohet kurimi në spa qendra speciale për të dëmtuarit dhe anëtarët e familjeve të viktimave. Kompania ajrore “Aeroflot” mori vendimin për të transportuar falas në Moskë dhe më pas mbrapsht prej andej të afërmit e viktimave të aktit terrorist.