Zëri i Rusisë Sportistja ruse Vera Zvonarjova doli në gjysmëfinalen e Kampionatit të Tenisit Australian Open në Melbourne. Sot në duelin gjysmëfinal me çeken Petra Zhul Kvitová ajo korri një fitore bindëse me rezultat setesh 6:2; 6:4. Në luftën rivalizuese për daljen në finalen e turneut të parë të sezonit të serisë “Grand Slam” tenistja ruse do të ndeshet me belgen Kim Antonie Lode Clijsters.