Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë mendon, se në vend duhet të kalohet gradualisht tek përfaqësia e disa dhe jo vetëm një partie në pushtet. “Konkurrenca politike është e domosdoshme”, deklaroi ai në intervistën e vet dhënë gazetës «Ведомости» (“Vedomosti”) në vigjilje të vizitës në Davos për pjesëmarrje në Forumin Ekonomik Botëror. Në nivel bashkiak Partia “Rusia unike” jo gjithmonë fiton, kujtoi Presidenti. Në lidhje me aktin terrorist në aeroportin “Domodedovo” Kryetari i shtetit rus reduktoi programin e qendrimit në Davos, por deklaroi megjithatë se e quan shumë të rëndësishme pjesëmarrjen e vet atje për propagandimin e modernizimit në Rusi dhe tërheqjen e investimeve në vend.