Zëri i Rusisë Në Moskë dhe zonat e banuara periferike të saj sot është shpallur Ditë Zie për nder të kujtimit viktimave të aktit terrorist që u krye në aeroportin “Domodedovo”. Kanalet televizive kanë anuluar gjithë programet argëtuese, janë ulur në gjysmë shtize flamurët e Moskës dhe Qarkut të saj. Shërbesat kishtare të përshpirtjes po zhvillohen në shumë kisha e tempuj orthodhoksë, në xhami e sinagoga. Të hënën në sallën e mbërritjes së pasagjerëve të fluturimeve ndërkombëtare në aeroportin “Domodedovo” detonoi një mekanizëm i fuqishëm shpërthyes. Si rezultat gjetën vdekjen 35 veta dhe 117 të tjerë me plagë të ndryshme janë shtruar në spitale.