Zëri i Rusisë Duma Shtetërore aprovoi projektligjin, i cili u lejon sipërmarrësve të merren me nxjerrjen e arit në territore të vegjël, që nuk kanë rëndësi industriale. Fjalë bëhet për sektoret e shfrytëzuar industrialë, pirgje dheu shterpë, vendburime me grimca teje të vogla ari dhe minierat e shfrytëzuara tashmë me rezerva 10 kg e më pak përmbajtje ari. Licenca për nxjerrje ari do tu jepet sipërmarrësve pa konkurs ose ankand. Parashikohet gjithashtu aplikimi i një sistemi të thjeshtësuar të pagesës së tatimeve dhe rregull të dorëzimit të arit të nxjerrë.