Zëri i Rusisë Presidenti i SHBA-s Barak Obama në një bisedë telefonike me Presidentin e Federatës Ruse Dimitri Medvediev shprehu kënaqësi në lidhje me ratifikimin nga Duma Shtetërore të Traktatit mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO). Ai gjithashtu konfirmoi gatishmërinë për bashkëveprim të mëtejshëm me Rusinë në luftën kundër terrorizmit dhe për forcimin e stabilitetit dhe sigurimit ndërkombëtar. Nga të dyja palët u vërejt gatishmëri për bashkëpunim të ngushtë me qëllim çrrënjosjen e terrorizmit, i cili paraqet rrezik për gjithë botën e civilizuar.