Zëri i Rusisë Turnetë triumfale londineze të grupit të baletit të Teatrit Bolshoi, që u zhvilluan verën e kaluar, i sollën atij 3 çmime vallëzimesh nga Rrethi anglez i kritikëve, që bashkon rreth 300 autorë që vazhdimisht shkruajnë për artin. Teatrit Bolshoi iu dha mundësia për të marrë pjesë në tre konkurse dhe i fitoi të gjithë. Trupa e baletit të Teatrit Bolshoi u bë përsëri trupa më e mirë e huaj, e cila debutoi në Britani. Natalia Osipova përsëri u bë balerina më e mirë, kurse Ivan Vasilev fitoi çmimin e kërcimtarit më të mirë.