Zëri i Rusisë Duma shtetërore e Rusisë ratifikoi Traktatin mbi Armatimet Strategjike Ofensive (ASO), duke e shoqëruar këtë dokument me një sërë vërejtjesh, si dhe me dy deklarata. Në kuadrin e dokumentit në formë juridikisht të detyrueshme është fiksuar ndërlidhja midis armatimeve ofensive dhe difensive. Përveç kësaj, gjatë nënshkrimit të tij pala ruse doli me një deklaratë speciale për mundësinë e daljes së Federatës Ruse nga ky Traktat në rast, se sistemet e Mbrojtjes Antiraket (MAR) të SHBA-s do të përbëjnë rrezik për interesat kombëtare të Rusisë.