Zëri i Rusisë “Mihaill Gorbaçov. Perestroika”. Në Moskë, në “Sheshin Manezh”, në sallën më të madhe të ekspozitave të kryeqytetit u hap ekspozita me të njëjtin titull. Kushtuar 80 vjetorit të Presidentit të parë të Bashkimit Sovjetik Mihaill Gorbaçov (2 mars), ajo paraqet pamjen e gjithë asaj epoke, e cila mbahet mend nga e gjithë bota së bashku me fjalën në gjuhën ruse “perestroika”. Në këtë ekspozitë janë mbledhur më shumë se 300 fotografi, përzgjedhje të shtypit të viteve 80-të, libra dhe bile video me fragmente nga programet televizive dhe filmat e atyre viteve. Vitet 80-të, kur filloi epoka e ndryshimeve, e cila solli në shpërbërjen e Bashkimit Sovjetik dhe lindjen e Rusisë së re, ndodhën ndryshime serioze në hartën gjeopolitike të botës... Në kujtesën e njerëzve kjo epokë është e lidhur përgjithmonë me emrin e Mihaill Gorbaçovit. Ekspozita sikur kthen shikuesit një gjysëm shekulli më parë, tek mitingjet dhe vitrinat boshe të dyqaneve, konfliktet ndëretnike, si dhe tek ngjarjet e ashtuquajtura, si largimi i trupave sovjetike nga Afganistani, rënia e Murit të Berlinit... Vajza e Mihaill Gorbaçovit Irina, iniciatore e kësaj ekspozite dhe Nënpresidente e Fondit Ndërkombëtar Gorbaçov, në intervistën e vet dhënë për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” ndau mendimet e veta, për të rejat e kësaj ekspozite: “Në vendin totalitar u ndërmor përpjekja për dhënien e shanseve politikanëve, shoqërisë, njerëzve, dalja në marrëdhëniet e lira të tregut, liria e fjalës, liria e avancimit në përgjithësi. U ofrua mundësia që këto vlera demokratike, humanitare të shfrytëzoheshin. Por nga ajo, se ato u shfrytëzuan në mënyra të ndryshme, ne nuk kemi nga t’ia mbajmë. Shoqëria është gati, aq sa është... Reforma të tilla, kalimin e tillë nga sistemi totalitar ne deri më sot nuk mund ta kuptojmë. Unë nuk vendosa përpara vetes detyrën për ta paraqitur babain si një qënie të gëzueshme, e cila erdhi, hodhi dritë mbi të gjithë dhe iku, jo, jo në këtë kuptim. Unë do të doja, që ta kujtojmë edhe një herë këtë epokë kaq të rëndësishme”, u shpreh Irina Gorbaçova-Virganskaja. Rëndësi të veçantë autorët e ekspozitës i kushtuan temës së dialogut të pushtetit me artin, pasi në kohët e perestroikës letërsia e ndaluar filloi të arrinte deri tek lexuesit, dolën në dritë filmat, që nuk lejoheshin nga cenzura sovjetike, u xhiruan filmat e parë, që përshkruanin jetën e re. “Periudha më e gjallë artistike erdhi pikërisht në kohët e udhëheqjes së Gorbaçovit”, është i sigurt gazetari dhe fotografi i njohur në Rusi Juri Rost, punët e të cilit gjithashtu janë paraqitur në këtë ekspozitë. Organizatorët e ekspozitës parajubilare të Mihaill Gorbaçovit shpresojnë, se ajo do të jetë për ata, që e konsiderojnë atë, si njëfarë përpjekje për të kuptuar, se çfarë ishte perestroika për rusët...