Zëri i Rusisë Kryeministri i Federatës Ruse Vladimir Putin dha urdhër që të përshpejtohet bashkërenditja e konceptit dhe programit të kozmodromit “Vostoçnij” ("Lindor"). Kozmodromi i ri i garanton Rusisë pavarësi të plotë për veprimtari kozmike, vuri në dukje Putin. Në përgjithësi, ne planifikojmë të forcojmë pozitat e Rusisë në tregun botëror të teknologjive dhe shërbimeve kozmike, theksoi ai, duke shtuar, se ndërtimi i kozmodromit ka rëndësi të madhe për nga pikëpamja e zhvillimit të Lindjes së Largët.