Zëri i Rusisë Kompania e aviacionit “Suhoi” zë vendin e dytë në rejtingun e furnizuesve për gjuajtësit me shumë funksione. Për 10 vjetët e parë të këtij shekulli ajo ndërtoi për tregjet ndërkombëtare më shumë se 400 makina të reja të këtij tipi, njoftuan për agjencinë informative ITAR-TASS në shërbimin e shtypit të kompanisë. Vendin e parë e zë firma amerikane “Lockheed Martin” me një vëllim eksporti prej 583 makina. Treshen e liderëve e mbyll firma kineze “Chengdu” me 90 makina.