Zëri i Rusisë “Politikanët shqiptarë duhet të shfaqin pjekurinë e tyre politike dhe ndjenjën e përgjegjësisë. Shqipëria është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian. Rrjedhimisht, politikanëve të vendit, qeverisë dhe opozitës do tu duhet të gjejnë medoemos rrugëdaljen nga kriza aktuale”, - deklaroi Përfaqësuesja zyrtare e Komisionit Europian Natasha Batler në konferencën për shtyp mbajtur në Bruksel. Në këtë mënyrë e komentoi ajo qëndrimin e BE ndaj ngjarjeve në Shqipëri, të cilat përshkallëzuan të premten e kaluar në përleshje të demonstruesve me policinë dhe çuan si rezultat në viktima në njerëz. Natasha Batler kujtoi, se BE shprehu keqardhjen e vet të thellë në lidhje me viktimat dhe bëri thirrje për të ruajtur qetësinë dhe për të ndërmarrë veprime të përgjegjshme. BE kërkon nga autoritetet e Shqipërisë respektimin e të Drejtave të Njeriut dhe hetimin e ngjarjeve. Për politikanët shqiptarë është tejet e rëndësishme që të gjejnë vetë bashkarisht rrugëdaljen nga qorsokaku. Nuk duhet të merret BE me sqarimin se kush e filloi i pari zallahahinë dhe se kush është më shumë fajtor për atë që ndodhi, shtoi ajo. Autoritetet shqiptare janë të detyruara të garantojnë qetësinë dhe të sillen me respekt ndaj opozitës. Shqiptarët duhet të përcaktojnë vetë prioritetet e tyre politike dhe të venë rregull në parlament dhe në veprimtarinë legjislative, theksoi Batler. “Në qoftë se shqiptarët duan të hyjnë në BE, atëhere ata duhet të respektojnë një sërë kriteresh, për shembull, kriteret e Kopenhagenit. Por ekzistojnë edhe një sërë kriteresh politike, të cilat kërkojnë medoemos funksionimin e parlamentit”, kujtoi Përfaqësuesja zyrtare e Komisionit Europian. Bashkimi Europian është i gatshëm ta ndihmojë Shqipërinë, por zgjidhja e problemeve politike është në duart e saj megjithatë, theksoi Natasha Batler.