Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev bëri thirrje për parandalimin e nxitjes së urrejtjes ndëretnike dhe propagandës së ekstremizmit në Rusi, deklaroi ai për kolegët e Këshillit të Sigurimit të Federatës (KSF). Kryetari i shtetit e quajti sulmin terrorist në aeroportin moskovit “Domodedovo” “sfidë brutale” për shoqërinë ruse dhe kërkoi nga KSF të përdorë të gjitha mundësitë për luftë efektive kundër terrorizmit. Ai vuri në dukje, se terrorizmi vazhdon të mbetet kërcënim serioz për sigurinë e shtetit.