Shkarko audiofailin


Më tepër se 100 veta, të cilët u plagosën gjatë kohës së aktit terrorist në aeroportin “Domodedovo”, janë shtuar në spitalet e Moskës dhe qyteteve periferike të saj. Rreth 40 prej tyre ndodhen në gjendje shumë të rëndë. Për ti shpëtuar jetën atyre po luftojnë me të gjitha forcat dhe mjetet disponuese mjekët, por parashikimet e tyre në lidhje me gjendjen e mëtejshme të pacientëve, ç’është për të ardhur keq, nuk janë gjithmonë fort ngushëlluese. Disa veta ndërruan jetë gjatë kohës së transportimit të tyre në spital. Gjithsej deri në mëngjesin e ditës së martë shpërthimi morri jetët e 35 vetave. Vetëm disa minuta pas tragjedisë në vendin e aktit terrorist mbërritën mjekët e dezhurnit të aeroportit “Domodedovo”. Shumë shpejt me ta u bashkuan edhe 40 brigada të “Ndihmës së shpejtë”, ndër të tjera edhe automojetet e reanimacionit. Sipas fjalëve të dëshmitarëve okularë, panik të madh nuk pati. Mjekët i jepnin ndihmën e parë urgjente të plagosurve dhe i nisnin ata për në spitalet më të afërta. Pasagjerëve të huaj, të cilët nuk flisnin dot rusisht, i jepnin ndihmë për tu sqaruar në lidhje me ngjarjen tragjike bashkëpunëtorët e aeroportit që zotëronin gjuhë të huaja, shpëtuesit e Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ), mjekët dhe psikologët. Ishte tejet e rëndësishme në ato momente që ti kushtohej vemendje maksimale çdo njeriu, pavarësisht nga shkalla e rëndë apo e lehtë e plagosjes, thotë Drejtuesja e shërbimit të shtypit të aeroportit moskovit “Domodedovo” Elena Gallanova: “- Qytetarëve të huaj iu vunë në dispozicion përkthyes. Shumica e bashkëpunëtorëve të aeroportit zotërojnë anglishten, prandaj ata dhe arritën të kuptojnë dhe tu venë veshin lutjeve të të huajve. Pas dërgimit të të gjithë të plagosurve në spital ne vumë në veprim lidhjen telefonike hotline, ndër të tjera edhe me bashkëpunëtorë anglishtfolës, të cilët mund tu përgjigjen pyetjeve të të afërmve në qoftë se ndokush telefonon nga jashtë shtetit. Të gjithë afërmit e të huajve, që gjetën vdekjen gjatë aktit terrorist, të cilët vijnë tani në Moskë ne i akomodojmë falas në hotelin tonë pranë aeroportit dhe i sigurojmë transferimin nga aeroporti në spitalet e Moskës. Në qoftë se atyre u duhet të takohen me miqtë, kolegët dhe të njohurit e vet, ata mund të drejtohen me kërkesën përkatëse në zyrën e shërbimit të aeroportit”, - tha Elena Gallanova. Përveç kësaj, qeveria e Moskës dha urdhër për akomodimin të afërmve të viktimave dhe të plagosurve në hotelin kryeqytetas “Orehovo”. Përveç të jetuarit falas në hotel ata po falas do të ushqehen dhe do të sigurohen me mjete transporti. Me ta do të punojnë psikologët, hetuesit, ndërsa qytetarëve të huaj do tu jepet edhe mbështetje konsullore. Në momentet aktuale nuk ka ende një informacion të saktë në lidhje me numrin e qytetarëve të huaj që u bënë viktima të aktit terrorist - disa prej tyre nuk janë identifikuar ende. Pavarësisht nga të dhënat që u dukën më parë mbi dy shtetas të vrarë britanikë, në Ambasadën e Britanisë së Madhe në Moskë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” i konfirmuan vetëm faktin e vdekjes së një qytetari anglez. Ambasada e Gjermanisë gjithashtu konfirmoi vdekjen e një qytetari gjerman gjatë aktit terrorist si dhe një të plagosuri që ndodhet aktualisht në spital. Përveç kësaj, Ministria e shëndetësisë dhe zhvillimit social të Federatës Ruse njofton se midis të plagosurve ka qytetarë të vendeve europiane, ndër të tjera Francës, Italisë, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Sllovakisë, Serbisë. Mbi fatin e të vrarëve dhe të plagosurve të afërmit dhe të njohurit mund të mësojnë nëpërmjet telefonave vijues hotline që veprojnë në aeroportin “Domodedovo”:   +7 495 363 61 01;   +7 495 644 40 66;