Zëri i Rusisë Presidenti Dimitri Medvediev e konsideron detyrë kryesore të Këshillit të Sigurimit të Federatës (KSF) luftën kundër kërcënimit terrorist në vend. Niveli i tij në Rusi është më i lartë, se sa në Amerikë, deklaroi Kryetari i shtetit për kolegët e KSF. Ai kërkoi të aktivizohet puna në të gjitha drejtimet, për neutralizimin e terroristëve, shpërthimet, bazat e tyre financiare dhe sociale, identifikimin e bashkëpunëtorëve. Duke folur për shpërthimin që ndodhi në aeroportin Domodedovo, Medvediev theksoi, se organizatorët e këtij sulmi terrorist duhet të marrin dënimin e merituar, kurse në rast rezistence-të eliminohen.