Zëri i Rusisë Presidentët e Rusisë dhe Ukrainës konfirmuan gatishmërinë e tyre për zhvillimin në kohë të bashkëpunimit për luftën kundër rrezikut kërcënues terrorist global. Sot në bisedën telefonike Viktor Janukoviç i shprehu keqardhjen e vet Dimitri Medvedievit në lidhje me shpërthimin që ndodhi në aeroportin Domodedovo dhe propozoi çdo lloj ndihme. Kryetari i shtetit rus, nga ana e vet, shprehu ngushëllime për vdekjen e shtetases ukrainase në këtë akt terrorist. Dramaturgia Anna Jabllonskaja ndodhej në zonën e shpërthimit në aeroportin Domodedovo, e cila kishte ardhur nga Odesa në Moskë për marrjen e çmimit letrar.