Zëri i Rusisë Poeti, aktori, këngëtari legjendar rus Vladimir Visockij sot do të mbushte 73 plot vjeç. Sipas traditës, në mëngjes adhuruesit e talentit të tij erdhën në Varrezën Vaganjkovskoje të Moskës që të nderojnë kujtimin e idhullit të tyre. Ai vdiq në vitin 1980, në moshën 42 vjeçare. Që nga fundi i viteve 1960 e deri në mesin e viteve 1980 regjistrimet e këngëve të tij autoriale i kishte në koleksionin e vet praktikisht çdo person që zotëronte magnetofon. Visockij ishte edhe aktor i Teatrit në Tagankë. Ai ka luajtur në shumë filma artistikë. Vladimir Visockij ishte autor i vëllimeve me poezi dhe ka shkruar përveç kësaj edhe vepra në prozë.