Zëri i Rusisë Qytetarët rusë po japin shumë aktivisht gjak për të dëmtuarit si rezultat i aktit terrorist në aeroportin moskovit “Domodedovo”. Sot në Qendrën e transfuzionit të gjakut erdhën 10% më shumë dhurues se zakonisht, deklaruan në Agjencinë Federale Mediko-Biologjike ruse. Mjekët shpresojnë ti ruajnë jetën gjithë pacientëve të plagosur gjatë aktit terrorist. Natën e kaluar më tepër se 30 prej tyre u operuan me sukses, njoftoi Shefi i Departamentit kryeqytetas të shëndetësisë Leonid Peçatnikov. Ai i bëri një vlerësim mjaft të lartë punës së mjekëve, duke vënë në pah operativitetin e brigadave të ndihmës së shpejtë.