Zëri i Rusisë Misioni i FMN pritet të mbërrijë në Minsk për analizimin e situatës ekonomike në Bjellorusi. Mbi bazë të tij do të korrektohet parashikimi i zhvillimit ekonomik të republikës deri në vitin 2015. Siç njoftuan në përfaqësinë e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) në Bjellorusi, domosdoshmëria e korrektimit është e lidhur me marrëveshjet e arritura me Minskun në dhjetor, të cilat kanë të bëjnë me formimin e Hapësirës Unike Ekonomike me Rusinë dhe Kazakistanin. Misioni i FMN do të vlerësojë ndikimin e këtyre marrëveshje në ekonominë e Bjellorusisë për një perspektivë afatmesme.