Zëri i Rusisë Në Perëndim u publikuan materialet që vërtetojnë dyshimet ekzistuese në lidhje me të kaluarën kriminale të Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi. Gazeta britanike “The Guardian” njoftoi, se asaj i ranë në dorë telegramet sekrete të paqeruajtësve të NATO-s në Kosovë. Në to Thaçi përmendet si lider i madh i botës së krimit. Duke gjykuar nga të dhënat e shërbimeve perëndimore të zbulimit, për këtë u bë e ditur që disa vjet më parë, vë në dukje botimi britanik.