Zëri i Rusisë Në Moskë vazhdojnë të vijnë ngushëllime nga të gjitha skajet e botës në lidhje me aktin terrorist në aeroportin moskovit “Domodedovo”. Kina dënon çfarëdolloj shfaqjesh të terrorizmit dhe mbështet masat e ndërmarra nga Rusia në lidhje me luftën kundër kësaj së keqeje, thuhet në telegramin e ngushëllimit të Kryetarit të Republikës Popullore të Kinës Hu Jintao. Në mesazhin e Kryeministrit të Japonisë Naoto Kan theksohet, se atentate të tilla monstruoze kundër njerëzve krejtësisht të pafajshëm janë të pajustifikueshme. Mbreti i Marokut Mohammed VI deklaroi, se është jashtëzakonisht i indinjuar nga ky sulm kriminal. Ngushëllimet e veta të sinqerta ua shprehën familjeve të viktimave udhëheqësit e Belgjikës, Kanadasë, Izraelit, Turqisë, Austrisë, Afganistanit dhe vendeve të Amerikës Latine - Argjentinës, Brazilit, Venezuelës, Kilit, Salvadorit.