Zëri i Rusisë Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev e ngarkoi Prokurorin e përgjithshëm të vendit Juri Çajka me detyrën e verifikimit të funksionimit të sistemit të sigurisë së aeroportit “Domodedovo”. Ngjarja tronditëse që ndodhi tregon fare qartë, se atje ka patur shkelje serioze, ndër të tjera edhe të legjislacionit në sferën e sigurisë. Dhe do të përgjigjet për këtë bordi drejtues i aeroportit, menaxhmenti i tij, deklaroi Medvediev. Sot Shërbimi Federal i Sigurimit të Rusisë do të zhvillojë mbledhjen e Kolegjiumit. Në punën e tij do të marrë pjesë edhe Presidenti Dimitri Medvediev. Pritet që Kryetari i shtetit në fjalën e vet të ndalet veçanërisht në problemin e luftës kundër terrorizmit në lidhje me shpërthimin që ndodhi në aeroportin “Domodedovo” të Moskës.