Zëri i Rusisë PACE do të shqyrtojë raportin mbi trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë. Ai u përgatit nga mbrojtësi zviceran i të drejtave të njeriut Dick Marty mbi bazë të rezultateve të hetimit dy vjeçar. Marty konfirmon, se militantët e të ashtuquajturës “Ushtri për Çlirimin e Kosovës” (UÇK) i vrisnin robërit e kapur prej tyre dhe u merrnin organet jetike për shitjen e mëtejshme në “tregun e zi”. Transplantimi i organeve është realizuar në territorin verior të Shqipërisë. Në periudhën e viteve 1998-1999 UÇK-ja ka zhvilluar veprime aktive luftarake kundër forcave të sigurimit të Serbisë, në përbërjen e së cilës hynte krahina e Kosovës deri para vetëvendosjes së pavarësisë së vet.